Juncker: Nuk jam që Ballkani të hyjë shpejt në BE, por nuk jam as për luftë

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 14:01 | Nga

Kryetari i Komisionit Europian Jean Claude – Juncker ka thënë se nuk është për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të hyjnë në bashkimi Europian.

Megjithatë, ai ka theksuar se vendeve të Ballkanit nuk bën t’i merret perspektiva evropiane.

Në një intervistë për “Politico“ Juncker ka thënë se “nëse BE shpërbëhet, ashtu si po pohon Trump, Ballkani Perëndimor do ta humbiste perspektivën europaine“.

“Nuk jam për atë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen shpejt BE-së, por nëse atyre ua marrim perspektivën europiane, atëherë sërish do të kemi atë që e kemi pasur në vitet e 90-ta. Në këtë kuptim stabiliteti i përbërjes së BE-së është parakusht që Ballkani të mos jetë sërish në luftë, shpresoj se Trump e kupton këtë”, ka thënë Juncker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme