Juncker uron Putinin për fitore në zgjedhje

DV1317034
Prishtinë | 20 Mar 2018 | 18:50 | Nga

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një letër urimi dërguar për presidentin e rizgjedhur të Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim,

Juncker, në letrën e dërguar është shprehur se qëllimi i tyre i përbashkët është rivendosja e bashkëpunimit të sigurisë pan-evropiane.

“Shpresoj që periudha juaj e katërt do të ndihmojë në realizimin e këtij qëllimi. Do të jem gjithmonë partner i kësaj përpjekjeje”.

Bashkimi Evropian (BE) më parë kishte shprehur shqetësimet për sulmin e realizuar në qytetin Salisbury të Britanisë së Madhe ndaj ish-agjentit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Marrëdhëniet Rusi-BE gjatë periudhave të fundit janë të tensionuara për shkak të zhvillimeve në Ukrainë dhe Siri, si dhe për shkak të çështjeve të tjera, si shqetësimi nga sulmet kibernetike”, ka thënë Juncker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme