Asnjë rast me koronavirus nuk është shënuar deri tani në Komunën e Junikut.
Mjekët e zyrtarët komunalë thonë se qytetarët janë më meritorët pasi respektuan në përpikëri masat e ndërmarra për parandalimin e Covid-19.
Megjithatë nga mbyllja e bizneseve gjendja ekonomike në këtë komunë është rënduar shumë, raporton KOHA.
Kryetari Agon Kuçi thotë se shumë biznese rrezikojnë të falimentojnë, derisa shton se pret ndihmën e Qeverisë në këtë aspekt.
Komuna e Junikut ka rreth 7300 banorë dhe është në mesin e pak komunave në Kosovë që nuk janë prekur nga koronavirusi.
Gjithashtu, në Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Shtërpcë nuk është shënuar ende asnjë rast me Covid-19.