Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e tregon mirësinë e tij brenda dhe jashtës fushës. Tifozët e duan atë për këtë.
Ai i ka surprizuar shpesh me mesazhe personale.
Kohët e fundit, ai i shkruajti një letër një tifozi të “Reds” i cili ishte i sëmurë rëndë me kancer, për ta inkurajuar atë. Andy, vëllai i tifozit të Liverpoolt Chris, postoi letrën prekëse në Twitter një ditë pas vdekjes së tij.
Në postim Andy shkruajti: “Vëllai im e mori këtë letër nga Jurgen Klopp gjatë trajtimit të tij për kancerin. Çfarë zotërie.” Mesazhi nga trajneri i “Reds” sigurisht që i dha forcë Chris për të vazhduar luftën, por në fund ai nuk ia doli. Tifozët e Liverpool morën pjesë në rrjetet sociale dhe mbjajtën zi për vëllain e Andyt.