Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot qëndruan për vizitë një grup i juristeve të diplomuara nga Fakultetit Juridik – Universiteti i Prishtinës, një përfaqësuese e Odës së Avokatëve dhe përfaqësues nga OSBE- ja.
Ato u pritën nga gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda, nga shefja e Departamentit Shadije Gërguri dhe gjyqtari Beqir Kalludra.
Gjyqtarët i njoftuan mysafirët lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësorë në Kosovë, me strukturën organizative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu vëmendje e veçantë ju kushtua edhe procedurave të cilat zhvillohen brenda Gjykatës, gjegjësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda si dhe disa çështjeve tjera të natyrës së tillë të cilat ishin në interes të juristeve të reja.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe roli i gruas në shoqëri e sidomos në sistemin e drejtësisë.