Një këngë e re “bombë” pritet të vijë së shpejti. Dy të parapëlqyerit e adoleshentëve, këngëtari Justin Bieber dhe pop-grupi “BTS”, thuhet se kanë bashkuar forcat për të sjellë një hit.
Sipas Page Six, të dyja palët janë duke u siguruar që të sjellin diçka të veçantë. Burimet thonë se kënga mund të jetë pjesë e albumit të Bieber “Justice”.
Bashkëpunimi thuhet se do të vijë si pasojë e bashkimit të kompanive regjistruese të të dy artistëve.
Në fillim të këtij muaji, labeli i grupit të djemve “BTS”, Hybe, i njohur më parë si Big Hit Entertainment, ka blerë Scooter Braun’s Ithaca Holdings për 1 miliardë dollarë i cili ka nën menaxhim disa këmgëtarë, duke përfshirë këtu, Justin Bieber, Demi Lovato, Ariana Grande e J.Balvin.