Justin Bieber duket se nuk e ka harruar ende Selena Gomezin.
“Look, Ariana, Selena, my Visa”, thotë Justin në një varg të këngës, e kjo ngjalli shumë debate mes fansave të Justin dhe Selenës, shkruan lajmi.net.
Selena Gomez është shumë e zënë me promovimin e linjës së saj të re ‘Rare Beauty’ dhe ndoshta nuk i ka rënë në sy kënga e re e ish-partnerit të saj Justin Bieber.
Edhe pse nuk ka asgjë të keqe me tekstin, por duke marrë parasysh marrëdhënien e Justin dhe Selenës, e cila është cilësuar edhe nga të dy ata, si emocionalisht abuzive, disa njerëz nuk e pritën dhe aq mirë.
Para marrëdhënies së Justin me modelen Hailey ai kishte një histori të gjatë romantike me Selenën.
Yjet e popit kishin një romancë të trazuar, e cila ishte ndezur dhe fikur për vite pasi u nxitën në qendër të vëmendjes.
Vlen të ceket se përveç këtyre detajeve të cilat nxitën reagim, kënga në përgjithësi u prit mirë.