Këngëtari i mirënjohur amerikan Justin Timberlake ka anuluar koncertet që i kishte planifikuar t’i mbante gjatë dhjetorit, kjo për shkaqe shëndetësore.
Ai kishte anuluar edhe disa koncerte në fund të tetorit për shkak problemeve me zërin e tij.
Përmes rrjeteve sociale ai ka konfirmuar se vokali është duke iu rregulluar por ende nuk i është i gatshëm të perfomojë.
“Tung njerëz, jam i sigurt se keni dëgjuar se kam anuluar disa koncerte të turneut tim për shkak problemeve me zë. Ai po shërohet, por ende nuk është kthyer në normalitet, prandaj mjekët më kanë sugjeruar të vazhdoj ta pushoj zërin. Më kanë kërkuar të mos këndoj deri në muajin tjetër. Më vjen vërtetë keq, dua të jem në skenë dhe po jap maksimumin për të jem aty. Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar ai, derisa ka shtuar se fansave do iu konfirmojë datat e reja të koncerteve.