Justin Timberlake ndihmoi një fanse për të bërë një njoftim të veçantë gjatë koncertit të tij, transmeton Klan Kosova.
Gjatë performancës, një fanse i kërkoi këngëtarit ta ndihmojë ta shpallte shtatzëninë e saj.
Natyrisht, Justin nuk ngurroi, duke ndaluar shfaqjen dhe duke njoftuar, “Foshnja Baxtresser vjen në jetë më 1 nëntor 2018”.
“Unë e kam dashur atë që kur isha gjashtë vjeç, kështu që nëse doja që dikush të njoftonte për shtatzëninë time, është pikërisht ai”, tha fansja për E! News.