Një muaj pas marrjes së detyrës, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami, ka ndryshuar përbërjen e Komisionit Shtetëror të Maturës. Në vendimin që ka marrë të premten, ajo ka emëruar 12 anëtarë të Komisionit për një mandat 3-vjeçar. Kryetar i Komisionit Shtetëror të Maturës është caktuar zëvendësministri Jusuf Thaçi.
Thaçi dhe tre anëtarët e tjerë, Ermal Lubishani, Birsen Shufta dhe Fatmir Elezi vijnë nga MASHT-i. Aliriza Arënliu, Blerim Saqipi dhe Fatlume Berisha janë caktuar si përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, Lendita Pula përfaqësuese nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Besim Avdimetaj nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Azem Jaha dhe Lumnije Tahiri, drejtorë të shkollave të mesme, dhe Ymret Reshiti nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me hyrjen e këtij vendimi në fuqi është shfuqizuar vendimi i vitit 2018 i ish-ministrit Shyqiri Bytyqi për emërimin e Komisionit Shtetëror të Maturës i cili kishte mandat 3-vjeçar.
Ky veprim po kritikohet nga ish-kryetari i Komisionit, Fehmi Hysenaj, i cili ka qenë edhe këshilltar politik në MASHT. Sipas tij, në komision është dashur të ndryshoheshin vetëm njerëzit që i prek ndryshimi i Qeverisë, por jo të tjerët…