Juventus duket se do të heqin dorë nga shërbimet e Paulo Dybala.
Sipas raportimeve të ‘Sky Sports News’, Juventus do ta largojë Dybalan nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton lajmi.net.
25 vjeçari ishte shumë afër kalimit në Premierligë gjatë verës, pas interesimit të shfaqur nga Tottenham dhe Manchester United.
Dybala kishte vendosur që të qëndronte me Juventus për të luftuar për pozitën e tij, por duket se nuk do të arrijë të ketë vend në planet e Maurizio Sarri.
Trajneri italian ka bërë të ditur se Dybala nuk mund të luajë në pozita sulmuese krahë Cristiano Ronaldos.