Për ta lënë të lirë Leonardo Bonuccin, Juve i kërkon Chelseat 55 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas, raporton The Sun.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është një fans i Bonuccit, por Juve do ta lërë të lirë të bashkohet vetëm për këtë shumë rekorde për një mbrojtës.
Chelsea ka pasur vështirësi në këtë edicion në aspektin defansiv, ndërsa zgjidhjen e këtij problemi e sheh italianin 29 vjeçar. Dhe në anën tjetër Juve dëshiron ta përforcojë mesfushën me Fabregasin, pas Marchisio ka pasur probleme me lëndime në këtë edicion.