Raportohet se Juventusi ka arritur marrëveshje për transferimin e Federico Bernardeschit dhe Douglas Costas, kurse drejt largimit janë Alex Sandro e Juan Cuadrado.
Gazzetta dello Sport raporton se kampioni italian së pari duhet të shesë dhe më pasë të bëjë goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar, transmeton Koha.net.
Ditë më parë ESPN kishte raportuar se Arsenali është i interesuar për Cuadradon, për të cilin Juve kërkon 35 milionë euro.
Kurse Alex Sandron interesim kanë shprehur Chelsea dhe PSG-ja, me këtë të fundit që thuhet se ka ofruar 70 milionë euro për shërbimet e tij.