Juve ka refuzuar 40 milionë euro për Benatian.
Rritja në lojë gjatë muajve të fundit e marokenit Mehdi Benatia tek Juventus, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Pas një sezoni të vështirë, Benatia është rikthyer në radarët e klubeve të mëdhenj të Evropës, mes tyre, edhe Arsenali.
“Topçinjtë” janë të gatshëm të vendosin në tavolinë 40 milionë euro për 30-vjeçarin.
Megjithatë, sipas “Sportmediaset”, bardhezinjtë kanë refuzuar duke e përcaktuar mbrojtësin maroken si të pandryshueshëm.