Juventusi përmbush të gjithë pritshmëritë, fiton 0-2 me Bolonjën në “Dall’Ara” dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Mungesa e Cristiano Ronaldos nuk u ndje aspak në formacionin e Massimiliano Allegrit, që nuk i la asgjë rastësisë, por shënoi nga një gol në çdo pjesë për të mos nxitur iluzionet e një kualifikimi të mundshëm te Bolonja.
Që në minutën e 9 Bernardeschi përfitoi nga përplasja mes portierit dhe një mbrojtësi të vendasve, duke zhbllokuar takimin.
Shpresat e Bolonjës për një kualifikim të mundshëm u “fikën” kur Kean përfitoi nga një top i mbetur në zonë për të shënuar golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi.
Në fazën çerekfinale Juventusi do të përplaset me fituesin e çiftit Atalanta – Cagliari.