Jose Maria Gimenez shihet si zëvendësues ideal i mbrojtësit Leonardo Bonucci në Juventus.
Që prej largimit të Leonardo Bonuccit në drejtim të Milanit, drejtuesit e Juventusit kanë qenë në kërkim të një mbrojtësi të ri.
Sipas Sport Italia, “Zonja e Vjetër” e ka përzgjedhur mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez si pasues të Bonuccit.
Agjenti i lojtarit, Paco Casal është takuar me Drejtorin e Juventusit, Fabio Paratici për arritjen e një marrëveshje.
Atletico për shërbimet e Gimenez kërkon 40 milionë euro.