Leroi Sane duket se ka vendosur për t’u larguar nga Mançester City. Mesfushori ofensiv gjerman është rikthyer të stërvitet për anglezët vetëm dy javë më parë, pas dëmtimit në gushtin e kaluar, por me sa duket këto do të jenë muajt e tij të fundit në Premier Ligë.
Nëse në Gjermani janë të sigurt se lojtari do të rikthehet në Bundesligë, te Bajerni, i cili e kishte në dorë Sanenë, por u step pas dëmtimit të tij të rëndë, dje “Daily Mail” shkroi se së fundmi për lojtarin ka hyrë në garë edhe Juvja.
Kampionët e Italisë po mendojnë seriozisht për yllin e Sitit dhe janë gati të paguajnë 100 milionë euro për të.
Gjithsesi, “Bild” këmbëngul se, pavarësisht një ftohjeje në dukje, Leroi Sane do të jetë një futbollist i Bajernit të Mynihut sezonin e ardhshëm.