Juventusi po planifikon që të përfitojë nga Sami Khedira në afatin kalimtar veror duke e lënë të largohet, sipas Calcio Mercato.
Klubet e Premier Ligës dhe MLS e kanë përcjellë situatën e 33 vjeçarit, teksa ai po i afrohet vitit të tij të fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.
Kampioni i botës me Gjermaninë ka munguar në pjesën më të madhe të kampanjës së vitit 2019-20 shkaku i një lëndimi serioz në gju, dhe tani po shikon që të largohet nga lideri i Serie A.