Me Buffon në portë, Juventus nuk ka pasur kurrë probleme për “gardianin”.
Me largimin e Gigit, vendin e tij e ka zënë Wojciech Szczesny, i cili gjithashtu po regjistron paraqitje të mira.
Megjithatë, Juventus ka kthyer sytë nga dikush tjetër. Bëhet fjalë për portierin e ri Emil Audero.
Sipas “Calciomercato”, Audero është portieri mbi të cilin ndërtohen planet afatgjatë të Juves.
21 vjeçari aktualisht është në huazim tek Sampdoria dhe ka arritur ta mbajë portën e pa prekur në tri ndeshje këtë sezon.
“Biankonerët” po e ndjekin me vëmendje dhe shumë shpejt pritët që ai të jetë zgjedhja e parë për portën.