Drejtuesit e Juventusit po mendojnë që gjatë verës ta përforcojnë edhe më shumë sulmin
Sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Juves kanë shfaqur interesim për sulmuesin e ri të Fiorentinës, Federico Bernardeschi.
‘Zonja e Vjetër’ fillimisht kishte shfaqur interesim për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi.
Por, ky i fundit një herë e kishte refuzuar ofertën, derisa së fundi ka pësuar një rënie shkaku i lëndimeve, përcjell Express.
Kështu, Juve gjatë verës do të tentoj ta transferoj reprezentuesin e Italisë, për të cilin ka shfaqur interesim edhe Interi.