Raportohet se Juventusi është bashkuar Interit dhe Napolit në garë për t’i siguruar shërbimet e talentit 20-vjeçar të Fiorentinës.
Bëhet fjalë për Federico Chiesa, i cili ka mahnitur që prej se zuri vend në formacionin startues te “Viola” sezonin e kaluar, dhe ka shënuar katër gola dhe asistuar një herë deri më tani këtë sezon.
Edhe pse ekziston rivaliteti mes dy klubeve, Juve e bleu Federico Bernardeschin për 40 milionë euro verën që lamë pas, dhe gazeta italiane “Tuttosport” raporton se skuadra nga Torino tani është e interesuar për Chiesan.
Iteresim për të tashmë kanë shprehur edhe Inter e Napoli.