Pas ecurisë së jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, nga Monaco u larguan një numër i madh lojtarësh gjatë afatit kalimtar të verës, me në krye Mbappe.
Megjithatë, sërish mes grupit të kampionëve të fuqi të Francës ka mjaft elementë cilësorë dhe njëri prej tyre është Fabinho.
Për lojtarin pati interes të madh nga shumë klube elitare gjatë verës dhe në afatin kalimtar të verës e janarit, por ai vendosi të qëndrojë te Monaco të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Tashmë janë edhe italianët e Juventusit që janë hedhur në sulm për lojtarin.
Lajmi është publikuar nga “Mundo Deportivo”, që shkruan se bardhezinjtë kanë pasur kontakte me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.