Atë që nuk e arriti edicionin e kaluar, Juventusi synon ta arrijë këtë sezon, titullin e kampionit.
Dhe, për t’ia dalë mbanë tani në pankinën e “Zonjës së Vjetër” gjendet Max Allegri, i cili e ka zëvendësuar Andrea Pirlon.
Sonte, ekipi nga Torino e nis sezonin e ri në udhëtim te Udinese, shkruan Gazeta Express.
Allegri nuk do t’i ketë në dispozicion McKennien dhe Rabiotin, kurse Udinese pritet të jetë e plotë në përbërje.
Juventusi do të ketë përballë ekipet si Interi, Napoli, Atalanta, Milan që do t’i bëjnë konkurrencë për titullin kampion.