Isco është objektivi kryesor i Juventusit dhe do të bëjë gjithçka për t’ia arritur qëllimit këtë verë.
Juventusi është duke u interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Isco, dhe sipas “Don Balon”, do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta trasnferuar atë në Itali.
Madje, raportohet se “Zonja e Vjetër” ka bërë gati 150 milionë euro për magjistarin spanjoll.
Për lojtarin, që mund të largohet gjatë verës nga Reali nëse Zidane nuk i premton më shumë minuta, është duke u interesuar edhe Manchester City i Pep Guardiolas.