Juventusi nuk ka hequr dorë nga Isco dhe gjatë verës përveç spanjollit, pritet të tjerë emra të zbresin në Torino.
Kampioni i Serie A do të hap sërish arkën në merkaton e verës, pas dështimit në Champions League.
Juventus po përgatitet të bëjë ofertë 85 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Isco, raporton “Calciomercato”.
Isco nuk ka luajtur për Madridin për pjesën më të madhe të sezonit, por kthimi i Zinedine Zidanes i ka ndihmuar spanjollit që rregullisht po luan me francezin.
Por, raportimet për transferimet e mundshme të Eden Hazard e Christian Eriksen gjatë verës, Isco ende mund të jetë duke e menduar largimin për të kërkuar më shumë minuta.
26-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013.
Ai ka bërë 271 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 47 gola.