Juventusi thuhet se është i interesuar për yllin e Paris-Saint Germain, Kylian Mbappe, por një marrëveshje është shumë e vështirë.
Talenti francez shihet si superylli i ardhshëm i botës në futboll.
E gjithë kjo pasi në moshën 20-vjeçare ai tashmë ka fituar Kupën e Botës dhe kurorën e trefishtë brenda kampionatin francez.
Në ditët e fundit ai ka qenë i lidhur me Juventusin, dhe në edicionin e sotëm të gazetës Tuttosport thuhet se një marrëveshje është shumë e vështirë, por jo e pamundur.
PSG janë nën hetime nga UEFA për shkeljet e pretenduara financiare të Fair Play-it, kështu që mund të detyrohen të shesin një nga yjet e tyre.
Madje edhe Mbappe do të kushtonte rreth 200 milionë euro, pasi kampionët francezë kanë paguar 180 milionë euro për të nënshkruar atë nga Monaco.
Kjo shifër do të jetë dyfishi i asaj që bardhezinjtë paguan për Cristiano Ronaldon, i cili tashmë është një rekord i transferimeve në Itali.
Ata do të duhet të shesin një lojtar si Paulo Dybala për të financuar marrëveshjen, e cila mbetet e pamundur.