Skuadra e Juventusit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Tanguy Ndombele, shkruan “Calciomercato”.
21-vjeçari, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Lyonit nga Amiensi dhe po shkëlqen. Ai po konsiderohet si mesfushori më perspektiv në Ligue 1.
Ndombele ka shënuar një gol dhe ka katër asistime këtë edicion në 14 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Krahas Juventusit, interesim për Ndombelen kanë treguar edhe Chelsea, Manchester City, Tottenham e Manchester United.