Juventusit thuhet t’i ketë kushtuar emërimi i Maurizio Sarrit në postin e trajnerit vetëm 1 milion euro.
Sipas mediave italiane, Juventusi ia pagoi Chelseat vetëm 1 milionë euro për ta liruar Sarrin nga kontrata me klubin, transmeton Gazeta Express.
Sarri kishte klauzolë lirimi në kontratën e tij me gjigantin anglez në vlerë rreth 6 milionë euro, megjithatë kampioni italian ia doli ta rrëmbejë atë për shumë më pak.
Trajneri italian u emërua në postin e trajnerit të Juventusit dje, duke e konfirmuar largimin nga Chelsea pas vetëm një viti qëndrimi.
Edhe pse ish-trajneri i Napolit i kishte edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me të kaltrit e Londrës, ai i kishte kërkuar klubit la linte të largohej drejt Italisë, në mënyrë që të ishte më pranë familjes dhe veçanërisht prindërve të moshuar.