Gianluca Scamacca pritet të jetë nënshkrimi i parë gjatë afatit kalimtar të janarit për Juventusin.
Kampioni në fuqi i Italisë është në kërkim të një sulmuesi pasi në qendër të sulmit ka vetëm Alvaro Moratën.
Talenti italian, Gianluca Scamacca është duke u pëlqyer nga trajneri Andrea Pirlo.
22-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion me fanellën e Genoas.
Në 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Scamacca ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.
Sulmuesi i ri është i huazuar te Genoa nga Sassuolo që posedon kartonin e tij.
Juve është futur në bisedime me Sassuolon ku synon të nënshkruajë me lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë deri në 13 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin italian.