Juventus ka dy ndeshje në Serie A pa shijuar fitoren dhe ka humbur pozitën e parë në tabelë.
Në javën e 16-të të Serie A, Zonja e Vjetër do të jetë nikoqir i skuadrës së Udineses.
Kampioni italian kërkon të rikthehet te fitoret dhe te pozita e parë në tabelë që aktualisht mbahet nga Inter.
Në anën tjetër Udinese në katër sfidat e fundit nuk din për fitore dhe synon të largohet me pikë nga Torino.
Formacionet zyrtare:
Juventus: Buffon, Danilo, Bonucci, Demiral, De Sciglio, Bentacur, Rabiot, Matuidi, Ronaldo, Dybala, Higuain.
Udinese: Musso; Ter Avest, De Maio, Troost-Ekong, Nuytinck, Stryger Larsen; Fofana, Mandragora, De Paul; Okaka, Lasagna./Telegraf