Juventusi besohet se është shumë afër arritjes së një marrëveshje multi milionëshe për anësorin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.
Në zhvillime të fundit befasuese, radio stacioni Cadena SER pohon se ka pasur progres të jashtëzakonshëm në negociata mes dy klubeve.
Transmetuesi i njohur raporton se Topçintjë janë gati që të pranojnë një ofertë prej afro 50 milionë eurosh për 23 vjeçarin, përkundër refuzimit të një shume të tillë nga Barcelona verën e kaluar.
Bianconerët janë lidhur me Bellerinin qysh prej largimit të Dani Alvesit drejt PSG-së verën e kaluar.
Ai do të ishte lojtari i dytë i profilit të lartë që vjen nga Liga Premier te Juventusi, pasi edhe Emre Can besohet se ka një marrëveshje me Juventusin.
Këto përforcime e bëjnë Juventusin absolutisht skuadrën më të fortë në Itali dhe një prej skuadrave më të fuqishmë në Evropë.
Juventusi prej vitesh kërkon triumf në Ligën e Kampionve dhe gjithë fokusi i organizatës sportive torineze është te trofeu më i madh në futbollin evropian.