Juventusi do të tentojë ta rimarrë kreun e tabelës së Serisë A – të paktën deri në mbrëmje, kur luan Interi kundër Napolit – me një barazim ose fitore në ndeshjen kundër Cagliarit, të vlefshme për xhiron e 18-të të Serisë A.
Sot në orën 15:00, Juventusi i drejtuar nga Maurizio Sarri do ta presë në stadiumin Allianz skuadrën e Cagliarit, që i ka humbur dy ndeshjet e fundit të Serisë A dhe tani radhitet në pozitën e gjashtë në tabelë.
Këto dy humbje të fundit ia kanë dëmtuar pozitën Cagliarit, që e kishte nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse, me tetë fitore, pesë barazime dhe dy humbje.
Në anën tjetër, Juventusi i ka pësuar vetëm dy humbje këtë sezon, të dyja me rezultat 3:1 kundër Lazios. Megjithatë, ata do të kërkojnë fitore sot, pasi që gjashtë ndeshjet e fundit kundër Cagliarit ka arritur t’i fitojë, ndërsa e ka humbur këtë ndeshje vetëm një herë në këtë shekull.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
Juventus:
Cagliari: Olsen; Cacciatore, Walukiewicz, Klavan, Pellegrini; Nandez, Cigarini, Rog; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone./GE