K.R.U Gjakova identifikon tri kyçje ilegale në Xërxë

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova ka bërë të ditur se ka gjetur tri kyçje ilegale në rrjetin e saj të ujësjellësit në Xërxë. Ndaj këtyre personave do të iniciohen procedura ligjore.

Përmes një komunikate për medie, K.R.U Gjakova ka njoftuar se po inspekton të gjitha zonat ku kjo kompani operon, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, për të identifikuar keqpërdorimet e mundshme.

Komunikata e plotë:

Te nderuar konsumatorë ju njoftojmë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, gjatë gjithë kohës është duke kontrolluar dhe inspektuar punën në teren nga ekipet tona përkatëse, në të gjithë zonën tonë të shërbimit, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Ekipet tona në teren janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin tonë të ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara.

 Ju kujtojmë se çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit përbën vepër penale, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Vetëm dje  gjatë inspektimit në fshatin Xërxë ekipa jonë ka identifikuar 3 kyçje ilegale në rrjetin tonë të ujësjellësit, ndaj personave me inicialet, S.M.K, S.K, dhe M.K,  KRU “Gjakova” do të inicojë procedurat ligjore.

Njëkohësisht apelojmë tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytezimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i  Ujësjellësit të KRU “Gjakova”sh.a.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme