K.R.U “Gjakova” investon në gypa më cilësorë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se është mobilizuar që paralelisht të investojë në ndërrimin e gypit kryesor mbi 50 vite te vjetër nga azbest çimento me gypin më cilësor nga materiali RC PE100 Ø 315mm, në gjatësi mbi 250m, konkretisht nga objekti i PTT deri te rruga “Sadik Stavileci”.

“Të gjitha këto investime janë me mjete vetanake të KRU Gjakovës , një intervenim i till bëhet me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e kësaj ane, si dhe për të siguruar furnizim të rregullt me ujë nga ndërtimet e larta në të ardhmen”, është bërë me djie nëpërmjet një njoftimi nga kjo kompani.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e zgjerimit të rrugës “Bardhyl Çaushi” nga KK Gjakovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” sh.a, është mobilizuar që paralelisht të investojë në ndrrimin e gypit kryesor mbi 50 vite te vjetër nga azbest cimento me gypin më cilësor nga materiali RC PE100 Ø 315mm, në gjatësi mbi 250m, konkretisht nga objekti i PTT deri te rruga “Sadik Stavileci”.

Këto punime do të fillojnë nga dita e Hënë me datë 18.05.2020 dhe do të zgjasin deri me datë 20.05.2020 .

Njëkohësisht sot kemi ekzekutuar gypin RC PE100 Ø 90mm në gjatësi 150m, përballë në anën tjetër të rrugës, respektivisht nga Semaforat deri tek Gjykata.

I njëjti gyp RC PE100 Ø 90mm do të vazhdoj edhe nga rruga “Yllka Domi” deri tek Semaforat.

Të gjitha këto investime janë me mjete vetanake të KRU Gjakovës , një intervenim i till bëhet me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e kësaj ane, si dhe për të siguruar furnizim të rregullt me ujë nga ndërtimet e larta në të ardhmen.

KRU “Gjakova” sh.a

15.05.2020.

Të ngjashme