Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se Sektori i Shitjes është duke shpërndarë vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura, se do t’i dërgojë te përmbaruesi nëse nuk i shlyejnë borxhet.
Njoftimi i plotë:
Vërejtje para ngritjes së Procedures për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat.
Të nderuar konsumator, nga Sektori i Shitjes na njoftojnë se jemi duke bërë pregatitjen e lëndëve tek Përmbaruesi Privat për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore.
Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë fakturen e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejtë ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve tuaja, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore.
Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.
E njëjta vlen për gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim
KRU “Gjakova”sh.a
24.05.2021.