Ka filluar largimi i deponive të egra në komunën e Fushë-Kosovës

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të projektit për eliminimin e deponive ilegale në komunën e Fushë- Kosovës, ka filluar procesi i heqjes së tyre në gjithë hapësirat publike.

Komuna e Fushë-Kosovës edhe këtë vit, sikurse edhe viteve tjera, po i kushton vëmendje të veçantë ambientit publik në mënyrë që këto hapësira në vazhdimësi të kenë pamje edhe më të mirë.

Apelojmë te të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës që mbeturinat të mos i hedhin vend e pa vend, por t’i shfrytëzojnë kontejnerët që kanë dhe në pikat ku ata janë të vendosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme