Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik si Fifi, gjatë vitit që lamë pas ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja.
Si një tekstshkruese dhe artiste e zonja, ajo solli disa këngë e bashkëpunime që u mirëpritën nga publiku.
Megjithatë, ajo ka menduar që edhe këtë fillimvit të sjell një të tillë për fansat e shumtë që numëron gjithandej trojeve shqiptare.
Ajo ka bërë një postim së fundmi në Instagram, përmes të cilit tregon se ka gati dy projekte të reja por që kërkon ndihmën e fansave se cilin prej tyre ta lansojë të parin.
“Një surprizë e vogël. Cilën ta publikoj nanusha. 1. Maniac apo 2. Gjithmonë kthehesh”, ka shkruar ajo.
Disa prej ndjekësve pëlqyen projektin e parë, e disa të tjerë votuan për këngën e dytë.