Ka pasuri 550 milionëshe, këngëtari Sting: Nuk do t’u lë pasurinë fëmijëve, duhet të punojnë vetë

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Sting ka deklaruar se nuk planifikon t’u lërë pasurinë e tij fëmijëve.

74-vjeçari tha në një intervistë se, edhe pse i mbështet financiarisht, dëshiron që ata të gjejnë vetë rrugën në jetë.

Ai theksoi se t’u thuash fëmijëve që nuk kanë nevojë të punojnë është gabim. Sipas tij, kjo i dëmton dhe i pengon të zhvillohen.

Sting u shpreh se fëmijët e tij kanë një etikë të fortë pune dhe janë mësuar të përpiqen vetë për suksesin. “Duhet të punoni”, tha ai, duke shtuar se u ka siguruar arsimimin dhe kushtet bazë.

Këngëtari nënvizoi se kjo qasje nuk është e ashpër, por një mënyrë për t’i bërë më të fortë dhe më të pavarur. Ai shtoi se fëmijët e tij rrallë i kërkojnë para dhe këtë e vlerëson shumë.

Edhe më herët, Sting ka deklaruar se nuk dëshiron t’u lërë një pasuri të madhe, pasi beson se ata duhet të arrijnë sukses me forcat e tyre. 

Të ngjashme