Policia e Kosovës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Ferizajt.Personi i arrestuar ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim trupor” dhe ishte i dënuar me 40 ditë burg.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumenteve është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që, ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.