Policia ka arrestuar një 52-vjeçar pas ii njëjti dyshohet se rreth orës 01:50 tek vendi i quajtur “Guri i Zi” në Kaçanik, i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër.
Sipas policisë, i lënduarp asi kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK.
“Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari A.Z., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore.