Kaçanik, gjendet kanabis në pronë shtetërore

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Në një pronë shtetërore në Kaçanik janë gjetur të mbjella bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar mëngjesin e së hënës në Kaçanik.

Lexo Edhe:
Një nga momentet e paharruara të Adem Mikullovcit në Kuvend
“Është raportuar se në një parcelë, pronë shtetërore, janë gjetur të mbjellura bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi, ku është konfiskuar edhe një thikë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Bimët narkotike janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme