Kadaj-Bujupi kërkon mobilizim kundër koalicioneve të natës

Prishtinë | 21 Maj 2017 | 09:15 | Nga

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për deputete për zgjedhjet e 11 qershorit, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se qytetarët duhet të mobilizohen kundër koalicioneve të natës.

“Rënien e qeverisë së Zajednicës dhe demarkacionit më 10 maj e mundësuat ju që do ta vulosni fitoren e Qeverisë së Republikës së re më 11 qershor. Prishe sot politikën e pazareve dhe linde politikën e shtetit social, shtetit të së drejtës dhe shtetit zhvillimor’, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë Donika Kadaj-Bujupi:

“Rënien e qeverisë së Zajednicës dhe demarkacionit më 10 maj e mundësuat Ju që do ta vulosni fitorën e Qeverisë së Republikës së re më 11 qershor. Prishe sot politikën e pazareve dhe linde politikën e shtetit social, shtetit të së drejtës dhe shtetit zhvillimor. Dje i shpëtuat me rezistencë këto bjeshkë të Rugovës kundër qeverisë së shitjes, sot shpëtoni krejt Kosovën me mobilizim kundër koalicioneve të natës dhe nesër zhvilloni Kosovën me votim për Lëvizjen e qëndresës dhe shpresës. Tash. Me zemër. Me Albinin. Me Vetëvendosjen”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Të ngjashme