Teksa ka folur për shkarkimin e ish-ministrit Ljubomir Mariq nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur ultimatume nga ana e Serbisë.
Depuetje e Vetëvendosje ka shtuar se Mustafa është dorëzuar deri tash ultimatumeve të tilla dhe thekson se edhe në rastin ultimatumit të fundit do të ndodh e njëjta, njofton Klan Kosova.
“Shembull ligji i Trepçës, ai u dorëzua dhe projektligji u tërhoq dhe u deshtën dy vjet për ta risjell, me pasoja shumë të mëdha”.
“Uroj të mos ndodh mirëpo nga ta mund të ndodh gjithçka”, pohon Kadaj-Bujupi.
“Kemi parë që janë tërheq shumë në të gjitha proceset, para murit në Mitrovicë, Luginës së Diellit, para fusnotës e shumë gjërave të tjera.
“Kosova një tepi i shtruar në të cilin Serbia po ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.
“Ndërkohë që ne po shkelemi si shtet dhe si sovranitet. Po kemi edhe humbje ekonomike por kjo qeveri po heshtë dhe me një besnikëri po rri në shërbim të interesave të Serbisë dhe jo në mbrojtje të interesave të vendit tonë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Sipas saj në një qeveri e cila i nënshtrohet Listës Serbe nuk mund të pritet ndryshim.
“Metodat janë të njëjta si dhe individët, prandaj nuk presim rezultate. Nuk mjaftojnë shkarkimet pasi ishin të vonuara, të pjesshme. Dëmet janë të mëdha”, përfundoi ajo.