Për çështjen e ushtrisë së Kosovës u debatua sonte me dy gra të pushtetshme në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Ekspertja e sigurisë – Besa Kabashi Ramaj, dhe deputetja e AAK-së – Donika Kadaj Bujupi, i hodhën poshtë pretendimet e disa shikuesve se kjo çështje i takon burrave.
“Puna të cilën e ka bë Besa dhe gratë në FSK, përqindja e grave aty me mbi 10 përqind, që është më e madhja nga vendet e zhvilluara, tregon që gratë e Republikës së Kosovës i kanë tejkaluar barrierat gjinore”.
“Ne jemi shembull në rajon me përqindjen e grave por edhe si cilësi dhe kontribut që japim dhe do të vazhdojmë me këto hapa, si dhe besoj që në mandatin e ardhshëm ushtria jonë të udhëhiqet nga një grua”, deklaroi Kadaj Bujupi.
Po ashtu e të njëjtit mendim ishte edhe ekspertja e sigurisë, Besa, e cila deklaroi:
“Për momentin i kemi dy kadete brilante në FSK dhe një grua në West Point, e cila është më e suksesshme. Ushtria është në shërbim të krejt vendit dhe pjesëmarrja e femrave është ashtu si preferohet”.
Ndërkaq, në lidhje me refuzimin e serbëve ndaj ushtrisë së shtetit tonë, deputetja e AAK-së deklaron:
“FSK do të jetë e vendosur edhe në veri edhe në jug. Nuk po bëhet ndarazi apo përkundër dikujt, por do të jetë ushtri që do të vendoset në gjithë territorin e Kosovës dhe kjo është normale dhe e pritshme. Ashtu siç është policia dhe gjyqësia, të cilët punojnë në kuadër të kushtetutës në Veri, ashtu do të jenë edhe ushtarët, pra sigurimi i qytetarëve, kjo është primare”.