Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika-Kadaj Bujupi ka reaguar pas hedhjes së gazit lotsjellës nga kolegu Driton Çaushi duke akuzuar Kryeministrin Mustafa se mbërriti në kuvend për të marrë pjesë në arrestimin e deputetëve.
“Sikurse edhe herave tjera, Isa Mustafa erdhi në Kuvend, si duket për të marrë pjesë drejtpërdrejt në arrestimin e deputetëve që me ngulm s’duan që të lejojnë faljen e tokës së Kosovës”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.
Më tej deputetja vazhdon deklaratën duke shtuar, “ Sikurse edhe më parë, arrestimet dhe çdo tendencë tjetër për të na ndalur, është përpjekje kot. Nuk e kemi ndërmend të ndalemi sepse nuk kemi tokë për të falur.