Kadaj-Bujupi: Në VV mund të realizoj bindjet e mia

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 19:08 | Nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e hapur për bashkërendimin e veprimeve kundër dy marrëveshjeve.

“Lëvizja Vetëvendosje është e hapur për bashkëpunim  dhe për urën e Ibrit si dhe kundër  presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa që janë përgjegjësit kryesorë si edhe Kadri Veselit”.

“Ekziston një vullnet nga Lëvizja Vetëvendosje që jo vetëm të dy partive tjera opozitare por edhe të tjerët të bëhemi bashkë dhe ta ndalim këtë të keqe që Kosova të tërhiqet nga kthetrat e Serbisë”.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe për faktin se ajo ka kaluar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë vazhdoj rrugëtimin tim me Lëvizjen Vetëvendosje qe më ka bërë të besoj që mund të realizoj aty bindjen dhe konceptet e mia si dhe të jemi në shërbim të mirës dhe luftimit të së keqes”.

Të ngjashme