Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka mbajtur një ligjëratë me student të kolegjit “ILIRIA”, ku ka folur për letërsinë dhe alfabetin e letërsisë shqipe.
Kadare ka thënë se letërsia shqiptare është konkurruese me gjuhët të cilat janë të zhvilluara shumë kohë përpara letërsisë shqipe, raporton Ekonomia Online.
Kadare tregoi edhe se njëri ndër librat e tij do të konkurrojë për librin më të mirë të shkruar, konkurs ky që mbahet në Britaninë e Madhe.
I pyetur se a ka nevojë që shkrimtari të bëhet interpretues i veprës së tij ai e ka mohuar një gjë të tillë.
“Unë mendoj që shkrimtari nuk ka nevojë të bëhet interpretues i veprës së tij. Unë nuk e pranoj parimisht një gjë të tillë. Çdo vepër duhet të jetë origjinale dhe nuk ka nevojë për interpretim, sepse ajo që e interpreton është audienca mendoj”, ka thënë Kadare.
Kadare gjithashtu nga audienca është pyetur edhe për letërsinë shqipe në përgjithësi, por edhe krijimtarinë e cila po bëhet në letërsinë në Kosovë.
“Letërsia shqipe, sepse nuk e bëjë ndarjen mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në shtyp ndonjëherë shkruajnë edhe fantazira gjoja se unë paskam thënë se nuk e çmoj letërsinë e Kosovës, unë nuk e di se ku janë shprehur këto mendime të mija prandaj ky është një keqkuptim në përgjithësi”.
“Unë dua t’i referohem letërsia shqipe dhe natyralisht në Kosovë është në kundërshtim gjysmë zyrtarë që përfshin të vjetër dhe të rinj dhe është e klasit të parë”, ka shtuar Kadare teksa ka treguar se letërsia shqiptare është letërsi e konkurruese me ato gjuhët të cilat janë të zhvilluara shumë kohë përpara letërsisë shqipe.