KADC bëhet anëtare me të drejta të plota në ENSP

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 13:45 | Nga

Kosova bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare “Rrjeti Evropian për Parandalimin e Duhan-pirjes” (ENSP), e përfaqësuar nga Kosovo Advocacy & Development Centre (KADC). ENSP është një organizatë jo-profitabile ndërkombëtare që ka për mision zhvillimin e një strategji për veprim të koordinuar ndërmjet organizatave aktive në kontrollin e duhanit në Evropë.

Kosova në ENSP me pranimin e KADC-së si organizatë anëtare me të drejta të plota, do të jetë e përfaqësuar sikurse edhe vendet e tjera të zhvilluara të Evropës perëndimore si Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, si dhe vendet e tjera nga Ballkani si Sllovenia, Bosnja e Hercegovina.

Ky anëtarësim do të na ofrojë mundësi për të shkëmbyer informacione dhe përvoja duke zhvilluar projekte përmes aktiviteteve të përbashkëta. Bashkëpunimi do të ketë dy qëllime kryesore: zbatimin e Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit në Evropë deri në vitin 2020 dhe reduktimin e përdorimit të duhanit në më pak se 5% deri në 2040.

KADC duke qenë si një nga iniciatorët dhe shtytëset për miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe duke qenë pjesë e koalicionit anti-duhan, gjatë vitit 2017 ka shtyrë përpara edhe udhëzuesin për paketime të standardizuara, të duhanit.

Me qëllim që në të ardhmen të eliminohen problemet dhe sëmundjet shëndetësore që shkaktohen nga duhan-pirja. Për të rritur një rini të shëndetshme, duke i mbrojtur ata nga industria e duhanit e cila kërkon t’i josh drejt një jete të varësisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme