Kadri Veseli arrin në takim te presidenti Thaçi

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur në Presidencë për tu takuar me presidnetin Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online. Veseli është shoqëruar nga Uran Ismaili.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi do t’i takojë sot krerët e të gjitha partive politike në vend, lidhur me çështjen e mandatarit të qeverisë.

Thaçi do t’i presë në orën 16:30 të gjitha partitë parlamentare në takime konsultative, për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë pas moscionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Presidenti paraprakisht përmes një letre e njoftoi edhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se do të vazhdojë me konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike, përmes letrës së pestë që i dërgoi këtij të fundit.

Thaçi thotë se Kurti nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për propozimin e kandidatit të ri për ta formuar qeverinë.

Të ngjashme