Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon ashpër incidentin e izoluar në hollin e Kuvendit, ku një qytetar nga diaspora gjatë vizitës në ambientet e Kuvendit, ka hequr nga muri fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, njofton kumtesa, transmeton Zeri.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj, thuhet me tej në njoftim.
Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes.